“Mirëserdhët në Shtetin islamik Gjermani” [video]

2 Nëntor 2016 - 17:06      

Flamuj gjermanë me logon e Shtetit Islamik valojnë në Kështjellën Neuschwanstein dhe në Portën e Brandeburgut, Oktoberfest pa mish derri dhe alkool...Këto skena janë pjesë e fushatës zgjedhore republikane në SHBA, transmeton Koha.net.

“Mirëserdhët në Shtetin Islamik Gjermani -paguani taksën e rrugës që sot!”, është emri i video-spotit i cili fton islamistët të vizitojnë Gjermaninë. Në foto thuhet se luftëtarët e Shtetit i Islamik ia dolën ta të pushtojnë islamizimin e Gjermanisë.
“Trimat xhihadistë ia dolën ta pushtojnë Gjermaninë dhe ta zgjerojnë kalifatin. Amerikanë, kujdes, shteti ynë nuk guxon të përfundojë si Gjermania”.

Siç ka marrë vesh grupi mediatik gjerman “Funke”, pas videos qëndron agjencia “Harris Media” nga Teksasi, e cila ka punuar për shumë politikanë republikanë, por edhe për partinë ekstreme konservative izraelite “Likud” dhe përkrahësit e Brexit nga UKIP-i britanik.

“E dua Gjermaninë”, ka deklaruar drejtori i agjencisë Vincent Harris për “Berliner morgenpost”. Sipas fjalëve të tij, filmi ka për qëllim të tregojë për një temë të rëndësishme “pavarësisht nga fushata zgjedhore”.

Videon e ka porositur organizata lobuese “Secure America Now”.
Përfaqësuesi i saj ka deklaruar për “Funke” se filmi duhet të godasë votuesit e pavendosur në shtetet siç janë Karolina Veriore, Nevada e Floride, ku lufta për ndërmjet kandidatëve është e ngushtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...