
2 Nëntor 2016 - 13:37
Forcat irakiane hynë në qytet për herë të parë që nga viti 2014, pasi fillimisht e patën fokusuar ofensivën në rajonet përreth Mosulit.
Gjeneral majori Sami al-Aridi tha se trupat hynë në lagjen Gojali të Mosulit të martën në mëngjes, ku ata u ndeshën në luftime të ashpëra me militantët e ISIS-it. Ai tha se luftëtarët e ISIS-it kishin ndërtuar barrikada prej betoni në mbarë qytetin, në përpjekje për të ndalur avancimin e ushtarëve irakianë.
Avancimi nga ushtarët irakianë në qytet ndodhi pas sulmeve të rënda ajrore ndaj pozicioneve të ISIS-it brenda lagjes Gojali. Xhihadistët ju përgjigjën zjarrit me raketa anti-tank dhe granada.
Këto zhvillime ndodhin dy javë pasi një koalicion i forcave irakiane dhe kurde, me mbështetjen e milicisë shiite dhe të sulmeve ajrore amerikane, filloi operacionin më të madh ushtarak në Irak që nga viti 2003, për ta pastruar qytetin nga luftëtarët e ISIS-it.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...