UNESCO: Një gazetar vritet në çdo pesë ditë

2 Nëntor 2016 - 13:55      

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka raportuar sot se një gazetar vritet në çdo pesë ditë për shkak të punës që e kryejnë.

Prej 827 gazetarëve të vrarë gjatë 10 viteve të kaluara, 115 janë vrarë vitin e kaluar, kështu që viti 2015 ishte i dyti më vdekjeprurës për një dekadë për gazetarë, transmeton rel.

Mëtutje, në rapotin e UNESCO-s, theksohet se Siria dhe Iraku, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka ekzekutuar disa gazetarë, me prerje koke që janë publikuar në mënyrë masive, pas krijimit të të ashtuquajturit kalifat në vitin 2014, janë vendet më të rrezikshme për gazetarët për të punuar.

Atje në vitin 2014 janë vrarë 24, ndërsa në vitin 2015, janë vrarë 23 gazetarë.

Vrasje të gazetarëve janë shënuar edhe në Ukrainë, Afganistan dhe Pakistan.

UNESCO thekson se shumica e të vrarëve ishin gazetarë lokalë, përfshirë reporterë që kanë punuar në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk kanë pasur mbrojtje përkatëse. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...