Në Bullgari zbulohen 13 milionë euro kartëmonedha false

2 Nëntor 2016 - 13:18      

Kartëmonedha false me prerje 500 euro, me vlerë të përgjithshme 13 milionë euro, u sekuestruan sot nga zhytësit në fundin e një dige në jug të Bullgarisë, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Cacarov.

“Ky është konfiskimi më i madh i kartëmonedhave false në Bullgari”, deklaroi ai.

Sipas tij, një pjesë e tyre nuk ishin përfunduar, as ishin prerë, por ishin të një cilësie mjaft të mirë.

Banka Qendrore Evropiane ka vendosur kohët e fundit për të ndaluar prodhimin e kartëmonedhave 500 euroshe, për shkak të përdorimit të tyre për pastrimin e parave, transmeton Shekulli. Prerjet ekzistuese vijojnë të mbeten në qarkullim.

Një falsifikues i arrestuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë në ditët e fundit në rajonin Plovdiv (jug) i kishte treguar policisë për vendndodhjen e kartëmonedhave ende të paprera, të hedhura në digën ”Meçka”.

Blloqet e gjetura nga zhytësit janë nxjerrë jashtë për t’u tharë më pas nga policia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...