Foto: Reuters

Papa Françesku kundër shugurimit të grave si priftëresha në Kishën Katolike

2 Nëntor 2016 - 11:42      

Papa Françesku e refuzoi sërish idenë që gratë të shugurohen priftëresha në Kishën Katolike. Në lidhje me shugurimin e grave, fjala e fundit është thënë qartë nga paraardhësi i tij Gjon Pali II, tha Françesku duke u kthyer pas një vizite dyditore në Suedi. “Dhe kjo kështu do të mbetet”.

Papa Françesku iu referua letrës papnore “Ordinatio Sacerdotalis” të vitit 1994, në të cilën Papa Gjon Pali II (1978-2005), e përjashtoi shugurimin e grave si priftëresha në Kishën Katolike. Papa polak e argumentonte këtë duke thënë se Jezusi kishte thirrur si apostuj vetëm burra, si dhe me traditën kishtare, raporton DW.

Këtë deklaratë Papa Françesku e dha lidhur me pyetjen e një gazetareje suedeze, e cila donte të dinte nga Papa, nëse është realiste të mendohet që në dekadat e ardhshme në poste ipeshkvnore të Kishës Katolike mund të ketë edhe gra, sikurse është kjo e zakonshme në radhët e Kishës Protestante.

Kisha është femërore

Në të njëjtën kohë, Papa ripohoi edhe një herë me forcë se gratë luajnë një rol të rëndësishëm në Kishën Katolike. “Kush është më e rëndësishme në ditën e Rrëshajve, apostujt apo Maria? Maria! Fjala kishë është femërore. Kishë, kisha”, tha Papa. Po ashtu gratë janë në gjendje të bëjnë shumë gjëra më mirë se meshkujt. Papa i vlerësoi gratë suedeze si femra veçanërisht të forta.

Papa Françesku ishte në Suedi për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore ekumenike për fillimin e procesit të Reformimit nga Lutheri. Gjatë kësaj ceremonie përkujtimore të zhvilluar në Lund të Suedisë, Papa Françesku u takua dhe u përqafua përzemërsisht me kryepeshkopen e Kishës Luterane të Suedisë, Antje Jackelen.

Përveç kësaj, ai para nisjes për në Suedi e kishte vlerësuar atë në një intervistë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...