1 Nëntor 2016 - 17:59
Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, ka bombarduar qytetin sirian, Aleppo në mbështetje të liderit Sirian Bashar al-Assad, i cili mbështetet nga Irani dhe rebelët sunitë.
Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar ka dënuar këtë veprim duke thënë se është thelluar kriza humanitare në këtë qytet dhe ka kërkuar nga Rusia që të ndaloj bombardimet.
Kjo ka dëmtuar marrëdhëniet Ruse me Perëndimin dhe sipas një qendre të pavarur për sondazhe Levada Centre, e cila ka bërë sondazhin e fundit, ka zbuluar se 48 për qind e qytetarëve rusë frikësohen se do të fillojë një konflikt tjetër global, transmeton koha.net.
Ndërsa 10 për qind e tyre në sondazh kanë “frikë serioze” për luftë e 38 për qind thonë se kanë “paksa frikë” se do të fillojë një luftë globale në mes të Rusisë me Perëndimin.
Por pavarësisht shqetësimeve të tyre, 52 për qind kanë mbështetur bombardimet ruse në Aleppo dhe kanë thënë se ata duhet të vazhdojnë përfshirjen e tyre në Siri.

© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...