“Lufta në Bosnje nisi me vrasjen e një dasmori serb”

1 Nëntor 2016 - 15:24      

Politikani boshnjak, Fahrudin Radonçiq, është paraqitur të hënën si dëshmitar para Gjykatës Komunale të Prishtinës, në gjykimin kundër Naser Kelmendit.

Kelmendi akuzohet për krim të organizuar, trafikim me drogë dhe armë, dhe përfshirje të mundshme në vrasjen e Ramiz Delaliq i njohur si Celo, një figurë e nëntokës boshnjake i vrarë më 2007.

E përditshmja beogradase, “Vecernje Novosti” ka raportuar se, duke iu adresuar gjykatës, Radonçiq, i cili drejton partinë Aleanca për një të Ardhme më të Mirë (SBB), ka thënë se ka qarkulluar publikisht “një version” se Delaliq “ka kërkuar nga (partia) SDA për një milion marka, sepse me kërkesën e tyre ai kishte vrarë një mysafir në një dasmë serbe në Sarajevë (marsin e vitit 1992)”, transmeton Koha.net.

“Kështu nisi lufta në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Radonçiq, partia e së cilit është në koalicion me SDA-në.

Megjithatë, Radonçiq, hedhi poshtë mundësinë se Kelmendi ka qenë i përfshirë në vrasjen e Delaliq, duke dëshmuar se ai ishte vrarë nga “mafia shtetërore boshnjake (myslimane) me urdhrat e Alia Izetbegoviqit”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...