Foto: Reuters / Ilustrim

Turqisë nuk i intereson “linja e kuqe” evropiane për lirinë e shtypit

1 Nëntor 2016 - 14:03      

Turqisë nuk i intereson "linja e kuqe" evropiane kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit, deklaroi sot kryeministri turk, Binali Yildirim, pasi që kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz dje e dënoi arrestimin e redaktorit të gazetës opozitare "Cumhyriet".

"Vëllezër, neve nuk na intereson linja juaj e kuqe. Është populli ai që tërheqë linja të kuqe, ndërsa linja juaj nuk ka vlerë", tha Yildirim në fjalimin para Parlamentit, duke iu drejtuar anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, të Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Ai shtoi se Turqia nuk ka problem me lirinë e shtypit, transmeton KP.

"Kjo është ajo me çfarë nuk dakordohemi me miqtë tanë evropianë. Ata çdoherë e ngrisin çështjen për lirinë e shtypit në hapat tanë në luftën kundër terrorizmit", deklaroi kryeministri turk.

Policia dje e arrestoi kryeredaktorin dhe disa kolumnistë të gazetës "Cummhyriet" për shkak të kinse mbështetjes së gazetës për tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet ndaj presidentit Rexhep Tayiip Erdogan në muajin korrik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...