Foto: Reuters

Forcat speciale të Irakut kanë hyrë në Mosul

1 Nëntor 2016 - 12:21      

Forcat special të Irakut kanë hyrë sot në periferi të Mosulit dhe ato po përparojnë drejt qendrës, pavarësisht nga rezistenca e ISIS-it, që po mban qytetin, ka deklaruar një gjeneral irakian.

Kjo është hera e parë që ushtarë irakianë kanë hyrë në Mosul prej se ekstremistët e ISIS-it e kanë marrë qytetin në vitin 2014.

Mosuli është territori i fundit në Irak që ka qenë në kontroll të ISIS-it. Ky është edhe qyteti prej ku është shpallur “Kalifati” dhe humbja e tij do të thotë debakël për xhihadistët, transmeton Asociated Press.

Aksioni i sotëm ka filluar me zjarr nga artileria, tanket dhe mitralozat në caqet e ISISI-it. Këtë operacion po e mbështetet nga ajri i udhëhequr nga koalicioni që udhëhiqet nga SHBA.

Reuters raporton gjithashtu se militantë të Shtetit Islamik kanë vrarë 40 ish-pjesëtarë të Forcave Irakiane të Sigurisë afër Mosulit të shtunën dhe i kanë hedhur trupat e tyre në lumin Tigris, ka thënë të martën zëdhënësja e të drejtave të njeriut në OKB, Ravina Shamdasani, duke iu referuar raportimeve nga terreni, transmeton Koha.net.

ISIS gjithashtu ka tentuar të transportojë edhe rreth 25 mijë civilë nga Hammam al-Alil, një qytet ky në jug të Mosulit, me kamionë e mini-busë në orët e hershme të së hënës, me siguri për t’i përdorur si mburoja njerëzore në mbrojtje të pozicioneve të tyre, ka thënë ajo.

Shumica e kamionëve janë kthyer mbrapsht nga presioni i aeroplanëve patrullues, por disa autobusë mbërritën në Abusaif, 15 km në veri të Hammam al-Alil, theksoi ajo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...