Turqit kërcënojnë me vdekje ministrin e Jashtëm austriak

1 Nëntor 2016 - 11:18      

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, po përballet me kërcënime pasi që është njëri nga kritikët më të mëdhenj të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Rrjetet sociale janë me plot porosi urrejtje nga fansat fanatikë të Erdoganit, që fyejnë, por edhe kërcënojnë, ministrin austriak.

"Kush e fut dënimin me vdekje mbyll derën drejt BE-së”, ka thënë Kurz gjatë fundjavës.

Nëpërmes Facebook-ut janë dërguar edhe kërcënime me vdekje ndërsa gjithashtu një turk ka kërcënuar ministrin austriak se “do ta godas me thikë në qafë”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme është thënë se shërbimi për siguri dhe luftë kundër terrorizmit po heton këto kërcënime.

Megjithatë Kurz nuk do të lejojë që ta shqetësojnë këto kërcënime dhe ka porositur se kjo është bërë një përditshmëri me të cilat përballet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...