“Vëllazëria sllave 2016”, stërvitje ushtarake serbo-ruse

1 Nëntor 2016 - 10:22      

Beograd, 1 nëntor – Një stërvitje ushtarake multinacionale e koduar me emrin sinjifikativ, “Vëllazëria sllave 2016”, do të mbahet nga data 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Armatës së Serbisë, bëjnë të ditur mediet serbe, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës së Ministirsë serbe të Mbrojtjes, që e transmetojnë mediet e Beogradit, në këtë stërvitje ushtarake do të marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë Ajrore-Desante të Forcave të Armatosura të Federatës së Rusisë, 56 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Lexoni edhe këtë: Parashutistë rusë e bjellorusë ushtrojnë në Serbi

Siç theksohet në kumtesë, qëllimi i stërvitjes është përparimi i aftësive operative për zgjidhjen e detyrave taktike dhe luftarake për zhvillimin e operacioneve antiterroriste në mjedisin multinacional. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...