Foto: Ilustrim

Demokratët kritikojnë FBI-në për refuzim të fajësimit të Rusisë për sulme kibernetike

1 Nëntor 2016 - 08:34      

Udhëheqësit demokratë në SHBA kanë kritikuar drejtorin e FBI-së, James Comey, për refuzimin që t’u bashkohet zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë për të emëruar Rusinë se qëndron prapa rrjedhjeve të emailave të demokratëve, duke e cilësuar si “standard të qartë të dyfishtë”.

Comey e futi veten në një kontest politik ndërmjet kandidates së demokratëve për president Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump, javën e kaluar duke informuar Kongresin se FBI-ja po hetonte një numër emailash të ri të Clintonit që dolën gjatë hetimeve ku përfshihej një bashkëpunëtore e Clintonit, raporton REL.

Por sipas një raporti të CNBC, më 31 tetor, Comey refuzoi që të bashkohej në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Sigurisë dhe Zyra e Inteligjencës Kombëtare të 7 tetorit, që i atribuon Rusisë rrjedhjen e emailave të hakuar të demokratëve, duke argumentuar se ishte shumë afër zgjedhjeve dhe ai nuk do të shihet se po përpiqet që të ndikojë votën.

Menaxheri I fushatës së Clintonit, Robby Mook, tha se zbulimi se Comey ka rezerva për emërimin e Rusisë javë përpara se të paralajmëronte një hetim të ri për emailat e Clintonit “tregon një standard të qartë të dyfishtë”.

Përfaqësuesi në Senat i demokratëve, Harry Reid, akuzoi Comey për “standard të dyfishtë shqetësues në trajtimin e informatave të ndjeshme, me çfarë duket të jetë një përpjekje e qartë për të anuar drejt një partie politike ndaj tjetrës”.

Reid e akuzoi Comey për shkelje të ligjeve federale që ndalojnë të punësuarit e qeverisë që të përfshihen personalisht në zgjedhje ose në politikë.

Por mbi të gjitha, Reid e akuzoi Comey për mbajtje “të mbështjella një informatë shpërthyese për lidhjet e ngushta dhe koordinim të Donald Trump, këshilltarit të tij dhe të qeverisë së Rusisë – një shteti që është haptas armiqësor ndaj SHBA-së, por të cilin Trump e lavdëron në çdo paraqitje”.

Në kohën kur demokratët po e sulmojnë Comeyn, Clinton ka vazhdua akuzat e saj për lidhjet e Trumpit me Rusinë, duke kërkuar që ai plotësisht të zbulojë lidhjet me Kremlinin dhe “oligarkët rusë”.

Që kur Comey paralajmëroi se FBI-ja ka rifilluar hetimet për emailat e Clintonit, mbështetja për Clintonin ka rënë ndjeshëm në sondazhet e opinionit. Derisa javën e kaluar ajo kishte epërsi ndaj Trumpit në nivel vendi prej 5 deri 6 pikë, më 1 nëntor, epërsia ra në 3.1 për qind në një sondazh të organizuar nga RealClearPolitics.com.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...