Barack Obama, tetë vite në pushtet në tetë shifra

31 Tetor 2016 - 13:25      

Barack Obama, i cili do të njihet me emrin e pasardhësit më 8 nëntor, do të lërë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2017.

Një rikthim i shkurtër në shifra për tetë vitet e presidencës.

1 – Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së.

2 – Dy vajzat e Barack dhe Michelle Obama, Malia (18 vjeçe) dhe Sasha (15 vjeçe), për të cilat presidenti amerikan flet shumë si në publik dhe privatisht.

“Vajzat e mia janë fantastike, inteligjente, komike. Mosha e artë është ndërmjet gjashtë dhe 12 vjeç. Ato dëshirojnë të jenë vetëm me ju. Ato ju duan gjithmonë, por ato nuk kanë shumë kohë për ju…”

5 – Përqindja e papunësisë në SHBA në muajin shtator 2016 në përqindje, rreth dy herë më pak se në tetor 2009 , në kulmin e krizës ekonomike që Barack Obama trashëgoi kur erdhi në pushtet.

20 – Numri i fëmijëve të vrarë më 14 dhjetor 2012 në Njuton, në Konektikat, pas sulmit në një shkollë fillore. “Dita më e keqe e presidencës time”, do të thoshte Barack Obama, i cili nuk arriti të ndryshonte linjat drejt një inkuadrimi më strikt të armëve të zjarrit.

44 (43 në fakt) – Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale më 4 nëntor 2008, Barack Obama bëhet i 44-ti i presidentëve duke filluar me George Washington. Në fakt ai është vetëm i 43-ti. Grover Cleveland, i cili ishte president gjatë dy mandateve jo radhazi në fund të shekullit XIX, është numëruar dy herë.

60 – Numri i të burgosurve që vazhdojnë të jenë të ndaluar në burgun ushtarak të Guantanamos, hapur në ishullin e Kubës pas atentateve të 11 shtatorit. Që prej ardhjes në pushtet, Barack Obama kishte premtuar mbylljen e këtij kampi simbol i orientimeve amerikane në luftën kundër terrorizmit. Ai ka dështuar.

8.400 – Numri i ushtarëve amerikanë që do të qëndrojnë në Afganistan pas largimit të presidentit amerikan, Barack Obama. Duke ditur mungesën e kapacitetit të forcave të sigurisë, ai ka qenë kundër për të hequr dorë nga premtimet fillestare, tërheqja e plotë e trupave amerikane në fund të vitit 2016.

787 miliardë – Shuma e planit gjigant për rimëkëmbjen e ekonomisë, miratuar me vështirësi nga Kongresi një muaj pas ardhjes së tij në pushtet, për të penguar spiralen negative në të cilën kishte hyrë ekonomia e parë botërore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...