Turqia arrestoi kryeredaktorin e gazetës opozitare

31 Tetor 2016 - 10:13      

Policia turke sot e arrestoi kryeredaktorin e gazetës opozitare “Cumhuriyet”, ndërkaq kreu edhe bastisje në shtëpitë e disa shefave dhe redaktorëve të medies, kumtoi CNN-Turk.

Janë dhënë edhe urdhra për arrestimin e gjithsej 13 gazetarëve të gazetës.

Tani për tani nuk kumtohet shkaku për arrestimin e kryeredaktorit dhe për bastisjet, por kjo ndodh në momentin kur Turqia po ndërmerr masa kundër ithtarëve të imamit Fetullah Gjylen.

Kryeredaktori i mëparshëm i “Cumhuriyriet”, Xhan Dundar u dënua së bashku me kolegun e vet Erdem Gjyl me pesë vite burg, pasi që të dy u shpallën fajtorë për shkak të zbulimit të sekreteve shtetërore. Aktakuzat kishin të bënin me tekste të publikuara vitin e kaluar për gjoja dërgesa të armëve nga Turqia për kryengritës islamistë në Siri.

Gjatë fundjavës autoritetet turke mbyllën 15 media, ndërsa me dy dekrete të reja janë larguar nga puna rreth 100.000 nëpunës shtetërorë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...