Foto: Reuters

Tre nga 11 të arrestuarit në Mal të Zi dyshohen për terrorizëm në tentativë

31 Tetor 2016 - 09:21      

Podgoricë, 31 tetor – Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka hequr dorë nga aktakuza për terrorizëm kundër 11 të dyshuarve se gjatë natës së zgjedhjeve kishin planifikuar të sulmonin ndërtesën e Kuvendit dhe të arrestonin kryeministrin Millo Gjukanoviq, shkruan sot e përditshmja e Podgoricës, “Dan”, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete, e cila thirret në burime nga prokuroria, në urdhëresën për zhvillimin e hetimeve ndaj 11 të dyshuarve, përmendet vetëm krijimi i organizatës kriminale, ndërsa terrorizmi as që përmendet.

Për terrorizëm në tentativë dyshohen vetëm Bratisllav Dikiq, Kristina Hristiq dhe Aleksandar Singjeliq, që ndodhet në arrati.

Kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniq më 16 tetor deklaroi se ishin privuar nga liria 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, për të cilët dyshohet me bazë se kanë kryer veprat penale krijimi i organizatës kriminale në lidhje me veprën penale terrorizëm.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...