Në Turqi, ndëshkimi për tentim grusht-shtetit është duke vazhduar

30 Tetor 2016 - 22:22      

Turqia shkarkoi nga detyra më shumë se 10 mijë punonjës të shërbimit civil ndërsa qeveria vazhdon masat ndëshkuese pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik.

Njoftimet për pushimin nga puna të akademikëve, mësuesve dhe punonjësve të shëndetësisë u publikuan të shtunën në mbrëmje.

Turqia ka shkarkuar nga detyra më shumë se 80 mijë punonjës të shërbimit civilë dhe ka arrestuar më shumë se 30 mijë të tjerë lidhur me grushtin e shtetit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar vazhdimisht klerikun Fethullah Gulen si personin që qëndron prapa përpjekjeve për grusht shteti që la të paktën 270 të vdekur, raporton VoA.

75 vjeçari Gulen ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999 dhe ka mohuar përfshirjen në përpjekjet për grusht shteti. Turqia kërkon ekstradimin e tij.

Presidenti Barack Obama i tha zotit Erdogan në takimin e nivelit të lartë të G-20ës në fillim të vitit se Uashingtoni është i përgatitur të orfojë çdo mbështetje të nevojshme për hetimet për grushtin e shtetit dhe për të sjell personat përgjegjës para drejtësisë. Por zyrtarët amerikanë kanë thënë se çdo ekstradim do të duhet të miratohet nga sistemi i drejtësisë amerikane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...