Brenda dhomës luksoze të fjetjes së Papës [foto]

30 Tetor 2016 - 21:29      

Pallati i famshëm i Papës, Shtëpia e Shën Martës në Vatikan, ka ngritur gjithmonë kureshtjen e publikut. Së fundi janë publikuar disa fotografi brenda dhomës së Papës.

Gjatë shekujve në atë dhomë kanë fjetur 15 papë, prej të cilëve Papa Pio XII dhe Papa Pali VI kanë vdekur aty, ndërsa Papa Gjon Pali i II-të është shëruar nga atentati në vitin 1981, transmeton Koha.net.

Në të njëjtën dhomë, gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë lindur 40 foshnje, pasi aty ishin të vendosur refugjatë.


Brenda ndërtesës është një dysheme mermeri që daton nga shekulli XVI (viti 1596).


Kisha private është një nga 20 dhomat brenda ndërtesës. Turistët aty më së shumti shkojnë në Castel Gandolfo për të marrë bekimin e Papës.


Dhoma e punës së papës në Castel Gandolf. Papa Françesko e ka vizituar disa herë këtë, por asnjëherë nuk ka qëndruar aty. I fundit që e ka përdorur ka qenë Papa Benedikti XVI, i cili dha dorëheqje.


Nga ky objekt ka hequr dorë Papa Françesko, me arsyen se nuk e do luksin, teksa jeton në një hotel modest.

 

Papa që ka jetuar më së shumti në këtë objekt, ndërsa me iniciativë të tij është ndërtuar edhe një pishinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...