Nikoliq e quan serioze situatën me armët afër shtëpisë Vuçiqit

30 Tetor 2016 - 20:34      

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me rastin e zbulimit të armatimit në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, tha se situata është serioze dhe kërkon përgjigje të shërbimeve të sigurisë.

“Të gjithë ata që janë përgjegjës për sigurinë e kryeministrit dhe të gjithë neve, me këtë çështje duhet të merren shumë më tepër”, u tha sot Nikolliq gazetarëve në Pançevë afër Beogradit.

“Këtu dikush ka dështuar dhe këtë duhet ta themi hapur”, tha ai, raporton agjencia Beta.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, tha se nuk është i brengosur për sigurinë e tij dhe se nuk është frikësuar as atëherë kur ishte e qartë se disa njerëz dëshironin ta dëmtonin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...