Foto: EPA

Astronautët e tri shteteve u kthyen në Tokë

30 Tetor 2016 - 15:12      

Ekuipazhi i përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Japonia, ka ateruar në mënyrë të sigurt në Kazakistan, pas qëndrimit prej 115 ditësh në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Tre astronautët, amerikania Kate Rubins, rusi Anatoly Ivanishin, dhe japonezi Takuya Onishi, sot ateruan me parashutë afër qytetit Zhezkazgan në Kazakistan.

Qëndrimi i tyre e shënoi misionin e parë komplet në laboratorin orbital për anijen kozmike të modifikuar të tipit Soyuz, transmeton REL.

Në këtë mision, për të parën herë është përfshirë përdorimi i depozitimit në pajisje elektronike të ADN-së në hapësirë, nga ana e astronautes Rubins, e cila është biologe molekulare, dhe instalimi i hapësirës parkuese për taksitë komerciale të gjithësisë.

Aktualisht, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjenden astronautët rusë, Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhykov, dhe amerikani, Robert Shane Kimbrought. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...