30 Tetor 2016 - 15:09
“Nuk mundem ta kuptoj se përse i duhet Ambasadorit amerikan që në mënyrë aq brutale të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Serbisë”, ka thënë Stefanoviq në një deklaratë për Tanjugun i pyetur rreth qëndrimit të Ambasadorit amerikan në lidhje me rrënimet në Savamali, transmeton Koha.net.
Stefanoviq ka shtuar se ai, personalisht, mund të thotë se është “jashtëzakonisht shumë i brengosur për vrasjet e shumta” nëpër qytete të SHBA-ve, veçanërisht të atyre njerëzve, të cilët, siç thotë ai, “kanë qenë fajtorë vetëm sepse kanë pasur ngjyrë tjetër të lëkurës”.
“Më duket se protestat në Beograd po stimulojnë diçka tjetër, e jo mosbesimin e qytetarëve, dhe mendoj se Ambasadori Scott ka shumë njohuri për këtë, me siguri më shumë se ne”, ka përfunduar Stefanoviq.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...