Foto: AFP

SHBA kërkon largimin e familjeve të punonjësve të konsullatës nga Stambolli

30 Tetor 2016 - 10:35      

Departamenti amerikan i shtetit i ka urdhëruar anëtarët e familjeve të punonjësve të konsullatës në Stamboll, që të largohen nga Turqia.

Ky vendim është “i bazuar në informacionet e sigurisë që indikojnë se grupet ekstremiste po i vazhdojnë përpjekjet agresive për t’i sulmuar shtetasit amerikanë në hapësirat në Stamboll ku ata banojnë ose veprojnë”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton REL.

Ky urdhër ka të bëjë vetëm me Konsullatën e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Stamboll, e cila mbetet e hapur dhe me personel të plotë, e jo për ndonjë përfaqësi tjetër diplomatike amerikane në Turqi.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i shtetit i këshilloi shtetasit që “me kujdes ta shqyrtojnë nevojën për udhëtim në Turqi”.

Ndjenjat anti-amerikane janë të larta në Turqi, që është aleat në NATO, ku ende janë në fuqi ligje për gjendje të jashtëzakonshme prej dështimit të përpjekjes për puç, në muajin korrik.

Turqia, po ashtu, lufton kundër kryengritjes së ripërtërirë të separatistëve kurdë dhe është e prekur nga ndikimi i luftës në Sirinë fqinje, përfshirë edhe sulmet nga grupi ekstremist, Shteti Islamik. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...