
30 Tetor 2016 - 09:45
Në incident, kryesi i panjohur i aktit sulmoi një çift të rinjsh që ishin ulur nën një urë në lumin Alster në qendër të Hamburgut. Ai theri me thikë 16 vjeçarin disa herë nga prapa dhe e goditi me shkelma shoqëruesen e tij 15 vjeçe duke e hedhur në lumë, transmeton Koha.net.
Viktima e therur me thikë vdiq pas pak minutash në spital ndërsa vajza e re ia kishte dalë të mbijetonte.
“Një ushtar i Shtetit Islamik ka therur dy individë në qytetin e Hamburgut më 16 të këtij muaji”, ka thënë Amaq, raporton Reuters. “Ai ka kryer këtë operacion si reagim ndaj thirrjeve për të sulmuar qytetarët e shteteve të koalicionit”.
Një zëdhënëse e policisë në Hamburg nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e Shtetit Islamik dhe i është referuar vetëm një deklarate të mëhershme të policisë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...