29 Tetor 2016 - 22:57
Armët, ku përfshihen edhe granata dore dhe municion të ndryshëm, u gjetën në shkurre në lokacionin fqinj Jajinci, afër një udhëkryqi ku zakonisht eskorta e Vuçiqit zakonisht ul shpejtësinë teksa futet në shtëpi, u ka thënë gazetarëve Stefanoviq, raporton Reuters.
Zbulimi, i cili erdhi pas një informate të marrë nga policia, shpërfaq një atmosferë tashmë të tensionuar në rajon, ku vendet vazhdojnë të gjuajnë akuza ndaj njëri tjetrit për ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit.
“Kryeministri tani është i sigurt, sikurse edhe familja e tij... është brengosëse se armët ishin në atë vend ku eskorta e tij zakonisht ul shpejtësinë në pothuajse 10km/h”, ka thënë Stefanoviq, transmeton Koha.net.
Stefanoviq nuk ka pranuar të komentojë rreth asaj se ku ka qenë kryeministri në kohën kur janë gjetur armët. “Kjo është konfidenciale... megjithatë, ai është në një lokacion të sigurt tani”.
Asnjë arrestim deri më tani nuk është bërë në lidhje me këtë incident, i cili vjen vetëm pesë ditë pasi autoritetet atje kishin arrestuar një grup njerëzish për një komplot të dyshuar në Mal të Zi pas zgjedhjeve të atjeshme të 16 nëntorit dhe pas disa vrasjeve nëpër rrugët e Beogradit, vrasje këto të stilit mafioz.
“Çelësi i sigurisë së kryeministrit do të jetë puna e inteligjencës sonë për të zbuluar se kush ka qëllime të tilla dhe të bëjmë gjithçka është e mundur për të parandaluar këtë”, ka shtuar ministri serb i Mbrojtjes.
Përmes një deklarate dërguar mediave, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se shumë njerëz e kundërshtojnë Vuçiqin dhe politikat e tij.
“Gjithmonë do të gjejnë një dorë serbe për të kryer punët e tyre të pista... prandaj, hetimet duhen kryer... kryesit e veprës dhe planifikuesit duhen arrestuar”, ka thënë Daçiq.
Shumë armë ilegale vazhdojnë të mbesin nëpër duart e qytetarëve serbë, madhe shumë prej tyre janë nëpër duar të grupeve kriminale.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...