Foto: Reuters

Erdogan po e shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje

29 Tetor 2016 - 20:46      

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se Parlamenti turk po konsideron mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje.

Tashmë debati politik për këtë çështje do të zhvillohet në Parlament nëse Turqia duhet të rikthejë dënimin me vdekje.

Erdogan ka deklaruar më herët se do ta miratojë dënimin me vdekje nëse kjo është gjë që dëshiron populli dhe kërkon Parlamenti.

Këtë deklaratë Erdogan e bëri pas tentativës së grushtit të shtetit që ndodhi para disa muajsh në Turqi.

BE është shprehur kundër, duke thënë se rikthimi i dënimeve me vdekje është i papranueshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...