Foto: Reuters

Votimet e hershme, Clinton kryeson edhe në bastionet e Republikanëve

29 Tetor 2016 - 18:21      

Tani që kanë mbetur edhe 11 ditë deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA, e nominuara e Demokratëve, Hillary Clinton kryeson ndaj kandidatit demokrat, Donald Trump, me 15 pikë përqindjeje në mesin e votuesve të hershëm të anketuar në dy javët e fundit nga projekti Reuters/Ipsos States of the Nation.

Ndonëse të dhënat nuk janë në dispozicion për të gjitha shtetet, Clinton ka siguruar një avantazh të kënaqshëm në shtetet si Ohio dhe Arizona si dhe në bastionet e Partisë Republikane në Georgia dhe Texas, transmeton Koha.net.

Rreth 19 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani në zgjedhje, sipas projektit të Universitetit të Floridas për Zgjedhjet në SHBA, që përbën rreth 20 për qind të elektoratit.

Në përgjithësi, Clinton ka vazhduar të qëndrojë mbi kandidatin republikan për të fituar shumicën e votave në Kolegjin Elektoral.

Clinton edhe më sondazhet e mëhershme ka qenë katër deri në 7 pikë para Trumpit pasi kampi i kandidatit republikan është dashur të merret me akuzat e fundit të femrave ndaj Trumpit për ngacmime seksuale.

Projekti Shtetet e Kombit është një anketë me rreth 15 mijë respodentë çdo javë në 50 shtete plus shtetin e Washingtonit. Rezultatet e tij mund t’i gjeni KËTU.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...