30 Tetor 2016 - 09:43
Në malet jugperëndimore të krahinës kineze Sichuan, një grup i fëmijëve duhet të kalojë një shteg rreth 800 metrash nëpër shkëmbinj, në mënyrë që të arrijnë në shkollën e tyre, ndërsa në këtë tentim përballen me miliona herë me rrezikun që të bien.
Më herët ata kishin përdorur shkallët e pasigurta të bëra prej druri të hardhisë për të arritur deri në shkollë, por tani ata kanë në dispozicion një palë shkallë të reja të çelikut, të cilat sado pak ua lehtësojnë udhëtimin, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Por problemi kryesor është se ky udhëtim i ngjan më shumë ngjitjes nëpër shkëmbinj sesa rrugëtimit në këmbë drejt shkollës.

Edhe pse me shkallë më të sigurta, rrugëtimi i tyre është megjithatë tepër i rrezikshëm, pasi shkolla e tyre ndodhet krejtësisht në anën e kundërt të majës së shkëmbit të izoluar të fshatit Atule’er, i cili ndodhet në një lartësi prej afro 800 metrash.
Fotografitë e nxënësve të shkollës fillore zbardhin odisenë dyorëshe të udhëtimit të rrezikshëm të tyre dhe ato kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pas publikimit të tyre sivjet.

Këta nxënës të moshave prej gjashtë deri në 15-vjeçare bartin me vete çanta të rënda dhe mbikëqyren në udhëtim nga tre prindër.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...