
30 Tetor 2016 - 06:30
Papa Françesku po thoshte e një prift i thjeshtë, flokëbardhë, i cili kaloi shumë vite në burg gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, do të bëhej kardinal, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ishte kjo hera e parë që Simoni, apo cilido nga 16 kardinalët e tjerë të rinj të emërtuar nga Françesku atë ditë, kishte dëgjuar për ngritjen në këtë rang prestigjioz.
“Nuk u besoja as syve dhe as veshëve”, tha Simoni nga Shqipëria. “Papa e tha këtë gjë, por unë thjesht nuk mund të besoja. A mund të fliste për ndonjë Ernest tjetër? E pyesja veten pandërprerë”.
Mirëpo, ç’ishte më e rëndësishmja, Papa e kishte mbajtur pothuajse të gjithë hierarkinë e Vatikanit në errësirë për sa i përket vendimit të tij, të cilin e bëri publik para mijërave pelegrinëve, më 9 tetor.
Ky episod ilustron se si Papa Françesku e ka përdorur stilin e tij të veçantë të menaxhimit në tentim për të ndryshuar Kishën që prej zgjedhjes së tij më 2013. Ai po i mban letrat afër gjoksit, ndërsa po tenton ta çojë përpara një agjendë progresive për ta shndërruar Kishën në një institucion më mikpritës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...