29 Tetor 2016 - 13:54
Kandidatja demokrate për presidencën, e vënë në shënjestër të polemikave për përdorimin e llogarisë private kur ishte Sekretare e Shtetit, i kërkoi përmes një telefonate drejtorit të FBI-së James Comey, t’i shpjegojë detajet e hetimit të ri popullit amerikan.
Pikërisht njeriu që e arkivoi çështjen në muajin korrik duke pretenduar se ish-sekretarja amerikane e Shtetit nuk kishte kryer ndonjë krim, në një zhvillim befasues për demokraten 10 ditë para zgjedhjeve, njoftoi të premten Kongresin se gjërat kishin ndryshuar, tramsmeton tch.
Sipas tij, ishte zbuluar ekzistenca e emaile-ve të tjera të rëndësishme që kanë lidhje me rastin në fjalë dhe kësisoj ishte e nevojshme rinisja e hetimeve për të verifikuar nëse ato përmbajnë informacionet “top secret”.
Korrespondancat elektronike dolën në dritë gjatë një hetimi që kishte në qendër ish-bashkëshortin e këshilltares së Clinton-it, Huma Abedin, ish-kongresmenin Anthony Weiner. Pajisje që i përkisnin çiftit ishin konfiskuar si pjesë e dyshimeve, se burri i kishte dërguar email-e me përmbajtje seksuale një 15-vjeçareje.
“Vetë drejtori i FBI-së ka thënë se nuk e di nëse email-et në fjalë janë të rëndësishme ose jo. Kam besim se çfarëdo të jenë, nuk do të ndryshojnë konkluzionin e arritur në korrik”, tha Clinton.
Por zhvillimi i papritur nuk mund të mos kënaqte kundërshtarin e Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, i cili e cilësoi hetimin e FBI-së si skandalin më të madh politik që prej “Watergate”-it.
Gjatë një manifestimi në Ajoua, ai i tha mbështetësve se shpresonte që më në fund drejtësia të vihej në vend. Vendimi vjen ndërsa Clinton-i pozicionohet 5 pikë përpara manjatit të pasurive të paluajtshme në sondazhe, është quajtur si i vonuar nga zyrtari më i lartë republikan Paul Ryan.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...