FBI rihap hetimin për e-mailet e Clinton

28 Tetor 2016 - 20:24      

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka bërë të ditur këtë të premte se do të rihapë hetimin mbi përdorimin e një serveri privat e-maili nga Hillary Clinton, gjatë kohës që ajo ka qenë në postin e Sekretares amerikane të Shtetit, pas zbulimit të mesazheve të reja.

Lajmi konfirmohet pas letrës së shkruar nga drejtori i FBI-së, James Comey, drejtuar Komitetit të Gjyqësorit në senat.

“Në lidhje me një çështje të ndryshme nga ajo që është hetuar më parë, FBI-ja ka mësuar ekzistencën e ‘e-mail’-eve, që janë subjekt për një hetim të mundshëm", shkruan Comey, transmeton top-channel.

"E pranoj se FBI-ja duhej të kishte ndërmarrë hapat e duhur investigativë, të cilat do t’u lejonin hetuesve të rishikonin këto ‘e-mail’-e për të përcaktuar nëse përmbajnë informacion të klasifikuar apo jo, si dhe për të vlerësuar rëndësinë e hetimit tonë”, thuhet në letrën e Comeyt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...