SHBA e Rusia kanë shmangur një konfrontim aeroplanësh mbi qiellin e Sirisë

28 Tetor 2016 - 18:08      

Zyrtarët amerikanë thanë se një avion rus i është afruar shumë afër një avioni të koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe kryen sulme ajrore në Siri.

Një zyrtar ushtarak i tha agjencisë Reuters se aeroplani rus ka qenë aq afër saqë tymi i tij është parë nga piloti tjetër.

Zyrtarët thanë se incidenti, i cili ka ndodhur më 17 tetor, nuk është dukur kërcënus, por duket se është shkaktuar nga piloti rus, i cili “nuk ka qenë i vetëdijshëm për situatën”.

Operacionet ushtarake ruse dhe amerikane në Siri ndjekin procedura të komunikimit, për të reduktuar rrezikun e aksidenteve apo përplasjeve midis qiellit.

Megjithatë, incidenti i fundit pason përafrime të tjera midis avionëve rusë dhe amerikanë.

Muajin e kaluar, një avion rus i është afruar në një distancë prej 10 këmbësh një avioni mbikëqyrës të SHBA-së mbi Detin e Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...