Deti Ross në Antarktidë bëhet zona më e madhe detare e mbrojtur [foto]

28 Tetor 2016 - 15:33      

Delegatë nga 24 vende dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord që Detit Ross në Antarktidë të bëhet zona më e madhe detare e mbrojtur në botë.

Zona rreth 1.57 mln km/katrorë në Oqeanin Jugor do të fitojë mbrojtje nga peshkimi Komercial për 35 vjet, transmeton ornaews njoftimet. Ambientalistët kanë mirëpritur lëvizjen për të mbrojtur atë që thuhet se është ekosistemi më i pacenuar i Tokës detare.

Ata shpresojnë që ky të jetë i pari i shumë zonave ndërkombëtare ujore që do të merren në mbrojtje. Në takimin e zhvilluar në Hobart të Australisë, Komisioni për Ruajtjen e Antarktikut Detar ra dakord për të përcaktuar, se pas vitesh negociata të zgjatura, Deti Ross do të merret në mbrojtje.

Deti Ross është strehë e 38% të pinguinëve dhe 6% të balenave të të gjithë botës Rajoni është i rëndësishëm për pjesën tjetër të planetit ashtu sikurse lëndët ushqyese të ujërave të thella.

Deti Ross është edhe shtëpia e një numri të madh karkalecësh të vegjël, të cilët shërbejnë si ushqim kryesor për specie të tjera përfshirë balenat dhe fokat.

Vaji i tyre është kyç në kultivimin e salmonit . gjithsesi ka pasur shqetësime që peshkimi i tepërt dhe ndryshimet klimatikekanë ndikim të ndjeshëm në numrin e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...