28 Tetor 2016 - 14:59
Sipas tij vendi duhet të mos përjashtojë as mundësinë e një referendumi të dytë. Blair ka kërkuar një studim për pasojat e daljes në jetën e përditshme. Edhe pse e ka pranuar verdiktin e referendumit të qershorit, ish-kryeministri britanik, ka argumentuar se është e rëndësishme që pikëpamjet e 16 milionë britanikëve që mbështetën qëndrimin në BE të mos injorohen.
Ai shtoi se “nëse bëhet e qartë se është një marrëveshje që nuk ja vlen të largohemi nga BE-ja, ose në mënyrë alternative është një marrëveshje që do të jetë aq e rëndë për nga pasojat ndaj njerëzve, qytetarët mund të vendosin se nuk e duan atë drejtim, ose duhet të gjendet një mënyrë qoftë përmes Parlamentit, ose zgjedhjeve, ose mundësisht edhe një referendum i dytë ku njerëzit të shprehin pikëpamjet e tyre”.
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka lëshuar një kushtrim ndaj atyre që votuan pro qëndrimit në referendumin e qershorit duke u thënë atyre se “ne jemi tanimë kryengritësit”.
Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, Gjykata e Lartë e Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë ka hedhur poshtë sfidën e parë ligjore ndaj Brexit duke e kundërshtuar atë. Kryetari i kësaj gjykate, Paul Maguire tha se pasojat për Irlandën e Veriut janë ende të paqarta pasi kryeministrja Theresa May tha se ajo do të fillojë negociatat për Brexit përpara muajit mars të vitit të ardhshëm.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...