Çështja e territorit qipriot do të negociohet në Zvicër

28 Tetor 2016 - 11:02      

Samiti tresh mes palëve të Qipros dhe OKB-së, ku do të trajtohet çështja e territorit, një nga kapitujt më të vështirë në kuadër të negociatave për zgjidhjen e qëndrueshme të problemit qipriot, do të mbahet në datat 7-11 nëntor.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci dhe lideri i pjesës grekoqipriote, Nicos Anasatasides, realizuan të mërkurën, sipas planit, takimin e tyre të 9-të të muajit tetor.

Mbajtur në zonën tampon të ishullit, e cila kontrollohet nga Kombet e Bashkuara, takimi Akinci-Anastasides zgjati rreth 5 orë.

Përmes një komunikate me shkrim pas këtij takimi, zyra e OKB-së në Qipro njoftoi se samiti tresh për çështjen e territorit do të zhvillohet në qytezën Mont-Pelerin të Zvicrës.

Sipas komunikatës së OKB-së, negociatat në Zvicër do të përqendrohen mbi çështjen e territorit dhe të gjithë kapitujt e tjerë “të pambyllur” do të shqyrtohen si “të lidhur me njëri-tjetrin”.

Liderët – theksohet në vijim të komunikatës – në kuadër të angazhimit të tyre të përbashkët për përpjekje që të arrihet zgjidhja deri në fund të 2016-s, kanë shprehur fuqishëm shpresën e tyre se negociatat në Zvicër do të hapin rrugën drejt etapës përfundimtare të bashkëbisedimeve.

Në fund të komunikatës së OKB-së nënvizohet gjithashtu se liderët e të dyja palëve të Qipros kanë realizuar programin e bisedimeve të muajit tetor dhe takimi i fundit, që ishte planifikuar për më 31 tetor, do të mbahet në nivel negociatorësh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...