OKB kërkon marrëveshje të re për ndalimin e armëve bërthamore

28 Tetor 2016 - 09:18      

Një Komitet i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka votuar për fillimin e negociatave për një marrëveshje të re që do të ndalojë armët bërthamore, përkundër kundërshtimeve të forta të fuqive botërore bërthamore.

Rezoluta e sponsorizuar nga Austria, Irlanda, Meksika, Nigeria, Afrika Jugore dhe Brazili u votua me 123 vota për dhe 38 kundër, duke bërë thirrje që negociatat për një marrëveshje të re, të fillojnë më muajin mars.

Ajo shpreh shqetësimet për “pasojat katastrofike njerëzore me përdorimin e cilësdo armë bërthamore”.

Katër nga pesë fuqitë bërthamore në Këshillin e Sigurimit – Britania, Franca, Rusia dhe SHBA-ja – votuan kundër rezolutës ndërkohë që Kina abstenoi, siç bënë edhe Pakistani dhe India.

Kundërshtarët argumentuan se çarmatimi bërthamor duhet të adresohet Brenda negociatave për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.

Beatrice Fihn, drejtoresha ekzekutive e Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Bërthamore, e përshkroi votimin si një “moment historik” në përpjekjet e disa dekadave për një botë të lirë pa armë bërthamore.

“Kjo marrëveshje nuk do të eliminojë armët bërthamore gjatë natës. Por do të vendos një standard të ri të fuqishëm ndërkombëtar dhe ligjor, duke i stigmatizuar armët bërthamore dhe duke i bindur shtetet që të ndërmarrin veprime urgjente në çarmatim”.

Rezoluta pritet që t’i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme në dhjetor. Vota dominuese në Komitet lë të kuptohet se shumica e anëtarëve të OKB-së do ta mbështes atë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...