28 Tetor 2016 - 08:23
Megjithëse kohët moderne e kanë fshirë traditën turke të shallvareve, pamja e Novi-Pazarit i ruan gjurmët e një qyteti të vogël turk, dhe banorët e tij ende kanë një dashuri të pafshehur për Turqinë.
Kjo është arsyeja që shumë serbë i tregojnë me gisht ata si element i huaj, si një grup që është më shumë besnik ndaj Turqisë sesa vendit të tij.
Novi-Pazari, gjeografikisht në jugperëndim të Turqisë, është qendra e rajonit të Sanxhakut, me shumicë myslimane, i krijuar në kohët osmane, me qëllim për të ndarë Serbinë e Malin e Zi, dhe për të lidhur Perandorinë me myslimanët e Bosnjës. Me gjithë një mbështetje të qartë për Turqinë e presidentin Erdogan, autoritetet lokale refuzojnë kritikën serbe për turkofili.
“Boshnjakët e Sanxhakut e shohin veten si urë lidhëse mes Turqisë dhe Serbisë, një urë që mundëson lidhje ekonomike”, thotë për Deutsche Wellen, Nazim Licina, anëtar i “Shoqatës së Miqësisë të Turqisë” në Novi-Pazar, e njëri nga organizatorët e demonstratës në Novi-Pazar pro presidentit Erdogan pas puçit ushtarak.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...