Erdogan Obama bisedojnë në telefon për luftën kundër DAESH

27 Tetor 2016 - 13:57      

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama me theks të veçantë luftën me organizatat terroriste në rajon, kryesisht DAESH dhe PKK.

Sipas njoftimit të Presidencës, raporton trt, liderët kanë biseduar për fazat e mëvonshme të luftës me organizatën terroriste DAESH.

Presidenti amerikan ka vlerësuar lartë kontributin e Turqisë në përpjekjen me organizatën terroriste DAESH, në mënyrë të veçantë mbështetjen që ajo i siguron Ushtrisë së Lirë Siriane, bën të ditur i njëjti burim.

Gjithashtu Presidenti Obama tha se e ka pritur me kënaqësi procesin e dialogut që vazhdon ndërmjet Turqisë dhe Irakut në lidhje me nivelin e duhur dhe formën e pjesëmarrjes së Turqisë në koalicionin e krijuar kundër organizatës terroriste DAESH.

Ndërsa Presidenti Erdogan nga ana e tij tha se rajoni duhet pastruar nga të gjitha organizatat terroriste, përfshi edhe DAESH-in dhe PKK-në, duke u ndalur në rëndësinë që ka drejtimi me kujdes i operacionit në Mosull.

Presidenti Erdogan dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Obama ranë dakord për të mos lejuar strehimin e organizatës terroriste separatiste PKK në veri të Irakut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...