Aleatët e NATO-s rishqyrtojnë strategjinë e tyre të mbrojtjes

27 Tetor 2016 - 13:39      

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës u mblodhën në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Isik.

Ndërkohë që në Irak dhe Siri vazhdojnë luftimet edhe aleatët e NATO-së janë duke rishqyrtuar strategjitë e tyre të mbrojtjes.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës u mblodhën në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, i cili përfaqësoi Turqinë në këtë mbledhje, theksoi se strukturat demografike të Mosullit, Telaferit dhe Rakkas nuk duhen të prishen nga forcat e jashtme të cilat marrin pjesë në operacionet kundër organizatës terroriste DAESH.

Ministri Isik i bëri një vlerësim operacionit të Mosullit së bashku me Ministrin e Mbrojtjes të Francës, Jean-Yves Le Diran dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter të cilët bashkëkryesuan mbledhjen e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it të mbajtur javën e kaluar në Paris.

Isik shprehu kënaqësinë nga përfshirja e Turqisë në operacionet ajrore në Irak.

“Zhvillimet në Mosull na interesojnë nga afër. Një dallgë e re e refugjatëve fillimisht do të drejtohet nga vendi ynë dhe do të ndikojnë në tërë Evropën”, bëri të ditur Isik ndërsa shtoi se forcat e Hashdi Shabi nuk duhen të marrin pjesë në operacion.

Duke rikujtuar se luftëtarët e ardhur nga jashtë do të shkaktojnë reagimin e banorëve vendor, Ministri Isik tha se aktet të cilat do të prishin strukturën demografike të Mosullit, Telaferit dhe Rakkas vetëm se do ta thellojnë edhe më shumë krizën e sigurisë.

Në anën tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se aleanca është e detyruar të rris fuqinë qëndruese përballë politikës ushtarake të Rusisë.

Stoltenberg gjithashtu shprehu edhe shqetësimet e tij në lidhje me 10 luftanijet ruse të dërguara në Mesdheun Lindor, ndërsa shtoi se “Jemi të shqetësuar se këto luftanije do të përdoren për bombardimin e Halepit. Në qoftë se Rusia vazhdon me sulme ajrore atëherë do të thellohet fatkeqësia në Halep dhe do të rritet numri i viktimave civile”.

Sekretari gjithashtu theksoi se përkrahja ushtarake e dhënë regjimit të Esadit do të thelloj edhe më shumë krizën humanitare në Siri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...