MSF: 25 migrantë gjenden të vdekur në një anije

27 Tetor 2016 - 10:06      

Romë, 27 tetor – Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftuan sot se kishin gjetur 25 imigrantë të vdekur në një barkë, të mbijetuarit e të cilës ishin shpëtuar dy ditë më parë në brigjet e Libisë.

Kjo dramë e çon bilancin e viktimave në 68 dhe në 30 numrin e të zhdukurve në një javë.

Pasi kanë shpëtuar 139 persona në një tjetër anije në afërsi, ekuipazhi i Bourbon Argos është rikthyer tek barka dhe ka konstatuar se të vdekurit ishin 25, me shumë gjasa të asfiksuar, djegur apo mbytur.

Disa ditë më parë të paktën nëntë imigrantë kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë, mes të cilëve katër fëmijë, rezultuan të zhdukur pas një sërë dramash në brigjet e Libisë, ku më shumë se 1 000 imigrantë të tjerë janë shpëtuar, kanë bërë të ditur forcat e shpëtimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...