Stoltenberg: NATO duhet t'i përgjigjet veprimeve të Rusisë

26 Tetor 2016 - 23:21      

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s tha se "rifillimi i sërishëm i bombardimeve në Halep nga Rusia, përkeqëson katastrofën njerëzore". Ai tha se me sulmet e turpshme të ndërmarra ndaj shtëpive, spitaleve çdo ditë humbin jetën burra, gra dhe fëmijë, raporton aa.

"I bëj thirrje Rusisë që me të vërtetë të tregojë përpjekje për ti dhënë fund konflikteve dhe për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Halep", tha Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të ketë takime për dy ditë me radhë, Stoltenberg shpjegoi se në takim do të diskutohen temat për rritjen e parandalimeve dhe të mbrojtjes të NATO-s si dhe sigurimin e stabilitetit përtej kufijve.

"Rusia vazhdon qëndrimin e saj ambicioz ushtarak në afërsi të kufijve tanë. Këtu përfshihen edhe stërvitjet e kryera gjerësisht dhe pa njoftim. Vetëm në këtë muaj Rusia ka transferuar në Kaliningrad raketat Iskander që kanë kapacitet bërthamor dhe ka pezulluar marrëveshjen e plutoniumit me SHBA-të", tha Stoltenberg duke bërë të ditur se do të diskutohet edhe për veprimtaritë ushtarake të Rusisë në kufijtë e NATO-s.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...