Clinton dhe Trump fushatë në shtetet “kyçe”

26 Tetor 2016 - 23:17      

Polika amerikane, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, nuk i trajton të gjitha shtetet njëlloj. Në ditët e fundit përpara ditës së votimit në 8 nëntor, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump janë fokusuar në një grusht të vogël shtetesh të ashtuquajtura“ fushëbetejë” ose shtete të “lëkundura”, të cilat do të jenë përcaktuese në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Shtetet e kuq, blu apo të lëkundur

Për vite radhë Shtetet e Bashkuara kanë pasur një ndarje të theksuar politike, me shumë shtete që gjatë zgjedhjeve presidenciale kanë anuar me njërën apo tjetrën parti.

“Në shumë shtete një parti ka një avantazh të fortë dhe nuk ka arsye për të shpenzuar shumë burime në atë shtet” thotë Stephen Wayne, analist në universitetin Georgetown.

“ Kjo çon tek ato rreth 12 shtete të ashtëquajtuar, “fushëbeteje” apo “të lëkundur” ku zoti Trump dhe zonja Clintoni shpenzojnë shumicën e kohës, thotë eksperti Jeremy Mayer, i universitetit George Mason.

Lista mund të ndryshojë nga vitit në vit, megjithatë në tre ciklet e fundit zgjedhore ka qene e pandryshuar.”-thotë ai.

Shtetet e lëkundura që marrin më shumë vëmendje përfshijnë shtete të mëdha si Florida, Ohajo dhe Kolorado si dhe më të vegjël si Karolina e Veriut, Virxhinia, Ajoua, Nevada dhe Nju Hempshër. Zoti Mayer shton se votuesit në këto shtete marrin peshën më të madhe të publicitetit.

“Këto shtete janë shënjestra e gjithë diskursit zgjedhor. Të dyja fushatat, në një vit normal kanë njerëz në terren, reklama televizive, telefonata në adresë të votuesve në këto 12 shtete”-thotë zoti Mayer

Këtë vit fushata zgjedhore e zonjës Clinton po kërkon të bëjë histori duke shtrirë hartën garuese në shtete historike republikane siç është Arizona, Xhorxhia madje dhe Teksasi.

Sondazhet tregojnë një garë të mjaft të ngushtë në Arizonë në veçanti. Por zonja Clinton ka shumë shanse të shënojë edhe në Xhorxhia e Teksas. Arizona ka votuar për herë të fundit për një demokrat në vitin 1996 dhe Teksasi mbështeti demokratin Jimmy Carter në 1976.
Rënia e votuesve të bardhë.
Ndryshimet demografike kanë sjellë një sfidë në rritje për republikanët.

Votuesit e bardhë përbëjnë rreth 70% të të gjithë votuesve në këto zgjedhje,ndërkohë që vendi vazhdon të jetë në proces diversifikimi. Në 1980 votuesit e bardhë përbënin 88% të elektoratit. Raporti “Cook Political” thekson se në 1980 republikani Ronald Reagan mori 56% të votave të bardha dhe fitoi garën me një lumë votash. Në 2012, republikani Mitt Romney e përmirësoi këtë shifër. Ai mori 59% të votave të votuesve të bardhë por humbi garën përballë presidentit Barack Obama me 4% diferencë.
Në ditët e fundit të fushatës kandidatët do të shënjestrojnë një grup të vogël votuesish në disa shtete ku zgjedhjet janë në balancë.

“Në fokus janë ata pak të pavarur”-thotë analisti i universitetit amerikan Jennifer Lawless. Por nuk janë vetëm ata, është më pak se aq, janë ata pak të pavarur që jetojnë në shtetet e fushëbetejës. Pra ne po flasim për një përqindje shumë, shumë të vogël të popullsisë”.-thotë ai.

Amerikanët do të vendosin të zgjedhin mes dy kandidatëve në procesin zgjedhor më të përçarë në historinë amerikane. Fokusi mbetet tek një grusht shtetesh që me shumë gjasë do të jenë përcaktues për rezultatin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...