Në Venezuelë thellohet kriza politike

26 Tetor 2016 - 23:10      

Kriza politike në Venezuelë po thellohet, derisa demonstruesit kundër qeverisë po tubohen për protestë masive, pasi në kongres u votua hapja e procesit politik kundër presidentit, Nicolas Maduro, duke shpresuar për ta përmbysur këtë lider socialist, i cili nuk është i popullarizuar.

Disa shkolla dhe pika tregtare janë mbyllur sot në kryeqytetin Karakas, derisa demonstruesit kanë marshuar kah pikat kryesore në qytet, për ta mbështetur fushatën për shkarkim të Maduros, raporton AP.

Autoritetet zgjedhore e kanë bllokuar shkarkimin javën e kaluar, ndërsa situata është tensionuar dje kur legjislatura me shumicë opozitare ka votuar për mbajtje të procesit politik kundër presidentit, duke e akuzuar atë për shkelje të rendit kushtetues.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...