Seri tërmetesh në qendër të Italisë, shemben ndërtesat në disa zona [foto]

26 Tetor 2016 - 22:12      

Një seri tërmetesh kanë tronditur këtë mbrëmje zonën qendrore të Italisë. I pari ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë.

Epiqendra është lokalizuar në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata. Lëkundjet sizmike janë konfirmuar nga Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanikës, raportojnë mediet italiane online.

Sipas këtyre burimeve, disa skuadra shpëtimi janë dërguar në disa fraksione të komunave të zonës së epiqendrës, të cilat rezultojnë të izoluara.

Zonat në fjalë janë Kastelsantanxhelo, Usita dhe Viso. Burimet shtojnë se një kishë në lokalitetin Norçia është shembur dhe mund të ketë edhe ndërtesa të tjera të rrënuara.

“Për momentin nuk kemi të dhëna për të plagosur apo viktima. Situata më e rëndë paraqitet në Kastelsantanxhelo, në Nera, ku mungon energjia elektrike”, ka deklaruar ndërkohë kreu i Mbrojtjes Civile, Cesare Spuri.

Zyrtari ka bërë me dije se shembje ndërtesash janë verifikuar në Viso, ndërsa ka shtuar se, janë hapur qendrat operative nëpër provinca.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...