Rusia kërkon “memorandum mirëkuptimi” me Serbinë

26 Tetor 2016 - 22:05      

Shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, po qëndron në Beograd, me ç’rast ka zhvilluar bisedime me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Patrushev, që besohet se është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sot ka kërkuar nga Serbia që ta nënshkruajë “memorandumin e mirëkuptimit” për raporte të sigurisë.

“Këso dokumentesh ne kemi me partnerët e besimit më të madh”, tha ky zyrtar i lartë rus.

Pas takimit me ministrin e brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Patrushev është takuar edhe me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq.

Gjatë presidencës së zotit Nikolliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Serbia në mënyrë aktive synon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka refuzuar tu bashkohet sanksioneve të BE-së dhe të tjerëve, kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes ushtarake të saj në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...