Qeveria e Kirgistanit dorëhiqet pas shpërbërjes së koalicionit në pushtet

26 Tetor 2016 - 15:34      

Bichkek, 26 tetor – Qeveria e Kirgistanit dha sot dorëheqjen pas shpërbërjes së koalicionit në pushtet në këtë vend të Azisë Qendrore, menjëherë pas tërheqjes së partisë së presidentit, Almazbek Atambaïev, njoftoi presidenca kirgize.

“Presidenti, Almazbek Atambaïev nënshkroi sot një dekret për dorëheqjen e qeverisë së Republikës së Kirgistanit”, theksoi shërbimi i shtypit të presidencës në një komunikatë.

Partia social-demokrate e Kirgistanit (SDPK) e Atambaiev u largua të hënën nga koalicioni në pushtet, i përbërë deri në atë kohë nga katër parti duke shpjeguar vendimin e tij me refuzimin e disa prej anëtarëve për të mbështetur reformat kushtetuese.

Presidenti kirgiz ka tashmë tre ditë për të ngarkuar një prej partive të formojë një koalicion të ri që do të ketë maxhorancën në parlament dhe do të formojë një qeveri të re.

“Ne kemi qenë të detyruar të marrim këtë vendim”, deklaroi për shtypin lideri i SDPK-së në Parlament, Issa Omourkoulov duke përmendur kontradiktat e vazhdueshme me partnerët e koalicionit.

Me shumicë myslimane, Kirgistani ka përjetuar dy revolucione që prej vitit 2005. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...