Ayrault: Zgjidhja për ribashkimin e Qipros në rrugën e duhur

26 Tetor 2016 - 10:50      

Athinë, 26 tetor – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault theksoi se zgjidhja për ribashkimin e Qipros është në rrugën e duhur, gjatë takimit që zhvilloi dje me presidentin, Prokopis Pavlopulos.

“Qipro, ja një shembull i mirë që evropianët mund të kontribuojnë për ta zgjidhur në përputhje me vlerat tona, me të drejtën evropiane”, konfirmoi kreu i diplomacisë franceze, në një turne në rajon që e nisi të dielën në Ankara dhe do të përfundojë në Qipro.

“Ne jemi në rrugën e duhur. Në çdo rast, shpresoj që sa më shpejt ne do të mund të njoftojmë më në fund se kemi zgjidhur së bashku çështjen qipriote”, shtoi Ayrault.

Presidenti grek nënvizoi nga ana e tij se marrëveshja për ribashkimin, që vazhdon të jetë e bllokuar për një sërë mosmarrëveshjesh, duhet të respektojë plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane.

Kjo përjashton në mënyrë të veçantë mbajtjen e trupave të huaja në ishullin e Mesdheut, ndarë prej vitit 1974 në pjesën veriore nga Turqia në reagim të një grushti shteti që parashikonte aneksimin e Qipros nga Greqia.

Duke marrë parasysh numrin e bisedimeve të brendshme, presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades dhe drejtuesi qiprioto-turk, Mustafa Akinci, negociojnë që prej muajit maj 2015 nën drejtimin e OKB-së për ribashkimin e Qipros. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...