Lieberman: Çdo luftë tjetër për Gazën do të jetë e fundit për Hamasin

26 Tetor 2016 - 10:31      

Jerusalem, 26 – Ministri ultranacionalist izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman i bëri të ditur Hamasit se çdo luftë tjetër në Rripin e Gazës do të jetë e fundit, sepse Izraeli do ta shkatërrojë lëvizjen islamike.

“Nuk kemi asnjë qëllim për t’u angazhuar në një konfrontim tjetër, por nëse ato kërkojnë një luftë tjetër në Izrael, kjo do të jetë e fundit”, theksoi Lieberman për të përditshmen palestineze ”Al-Quds”.

“Do të jetë përballja e fundit pasi ne do t’i shkatërrojmë plotësisht”, nënvizoi ai.

Lieberman dha një intervistë të rrallë për gazetën që ndodhet në Jerusalem për t’iu drejtuar drejtpërdrejt palestinezëve.

Izraeli ka zhvilluar mes viteve 2008 dhe 2014 tre luftëra me Hamasin që qeveris pa ndërpjerje Rripin e Gazës që prej vitit 2007 dhe grupet e tjera luftëtare palestineze në enklavë.

Që prej vitit 2014, dy kampet ruajnë një armëpushim të tendosur.

“Ne nuk kemi asnjë qëllim për të nisur një luftë të re kundër fqinjit tonë në Rripin e Gazës, në Cisjordani (territor palestinez i pushtuar nga Izraeli), në Liban apo në Siri, dy vende me të cilat Izreali mbetet teknikisht në luftë”, theksoi Lieberman. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...