Foto: Reuters

Gjukanoviq heq dorë nga posti i kryeministrit

26 Tetor 2016 - 09:34      

Milo Gjukanoviq më nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi edhe krahas fitores në zgjedhjet parlamentare, kumtoi formacioni i tij politik, Partia Demokratike e Socialistëve (PDS).

Komiteti ekzekutiv i PDS-së, pas seancës të cilën e kryesoi Gjukanoviq, kumtoi se do ta nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviq për funksionin e kryeministrit.

PDS-ja fitoi në të gjitha 11 zgjedhjet nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe ish-Jugosllavi para 25 viteve, lajmëroi DPA.

Më 16 tetor partia fitoi 35 nga gjithsej 81 mandate në Parlament, ku për pak i fitoi katër partitë opozitare, të cilat arritën konsensus rreth një pike të vetme, rrëzimin e Gjukanoviqit, të cilin e emëruan si politikan jashtëzakonisht të korruptuar.

Gjatë natës zgjedhore, Gjukanoviq deklaroi se PDS-ja do të vazhdojë të qeveris me aleatët e tij, Partinë e Vogël Socialdemokrate dhe katër përfaqësuesit e pakicave etnike ose me gjithsej 42 vota në Parlament. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...