Obama, viziton Greqinë, Gjermaninë... në turin e fundit presidencial

25 Tetor 2016 - 20:24      

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të zhvillojë muajin nëntor turin e tij të fundit ndërkombëtar presidencial, duke vizituar Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Turi do të zhvillohet nga data 14 deri në 21 nëntor dhe vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, ku do të zgjidhet pasuesi i Obamas. Ky tur do t’i mundësojë presidentit të ri që të përfitojë nga trashëgimia e Obamas në politikën e jashtme.

Në Greqi, Obama synon të takohet me liderët dhe të shprehë mbështetje për reformat ekonomike të vendit si dhe për përforcimin e demokracisë.

Në Gjermani, pritet të zhvillojë bisedime me kancelaren, Angela Merkel, për Ukrainën, Sirinë, luftën kundër ISIS-it dhe për çështjet ekonomike transatlantike, transmeton kp.

Në Peru, Obama do të marrë pjesë në Mbledhjen e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, duke i dhënë atij mundësinë që të theksojë fokusin e administratës së tij mbi Azinë, duke përfshirë edhe marrëveshjen tregtare mes 12 kombe të Paqësorit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...