Rusia zbulon raketën nukleare Satan 2 që do ta zhdukte Anglinë apo Francën [video]

25 Tetor 2016 - 19:33      

Rusia ka zbuluar në një fotografi të raketës së saj më të madhe ndonjëherë bërthamore, e cila do të mund të shkatërronte zona të mëdha sa Franca apo Teksasi, transmeton koha.net.

Raketa RS-28 Sarmat, apo Satan 2 që quhet nga NATO, ka një shpejtësi prej 7 kilometrave në sekondë dhe është e projektuar që ti ik sistemeve antiraketore.

Raketa e re Sarmat ka fuqi 40 megaton, që është 2 mijë herë më e fuqishme se bombat atomike që janë gjuajtur në Hiroshina e Nagasaki në vitin 1945, transmeton koha.net.

Presidenti Rus, Vladimir Putin raportohet se është duke planifikuar që të zëvendësoj raketën e vjetër SS-18 Setan me këtë raketë të re.

Raketa e re ka një rreze prej 10 mijë kilometrash, që e lejon Moskën të sulmoj Londrën apo qytetet e tjera të mëdha të Europës e gjithashtu të mbërrij qytetet e Amerikës nga perëndimi e deri në lindje.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...