25 Tetor 2016 - 13:25
Ndërkohë, një anketim i djeshëm tregon se zonja Clinton ka zgjeruar avantazhin ndaj zotit Trump gjatë këtij muaji. Anketimi i ri “ABC News” tregon se ajo udhëheq me 50% përballë 38% të kandidatit republikan, bën të ditur Zëri i Amerikës.
Zoti Trump ka ngritur shpesh dyshime për vlefshmërinë e anketimeve. Dje, ai e përmendi sërish këtë gjë si një provë se sistemi politik është i manipuluar.
Sipas anketimit të “ABC News”, zonja Clinton gëzon një avantazh prej 20% në radhët e votueseve gra, një avantazh që bëhet edhe më i madh ndër gratë me diplomë universitare. Për herë të parë, anketimi i “ABC News” tregon se edhe votuesit burra e mbështesin atë më shumë, me 44% përballë 41% të mbështetësve të kandidatit republikan. Zoti Trump vazhdon të kryesojë ndër votuesit e bardhë, të cilët janë ende shumica e votuesve amerikanë, megjithë rënien graduale. Ndërsa, jo të bardhët mbështesin me një shumicë dërrmuese prej 68% zonjën Clinton dhe vetëm 14% mbështesin zotin Trump.
Rënia e thellë e zotit Trump në anketime dhe madje në shtete kyçe amerikane që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, filloi rreth dy javë më parë kur u botua një regjistrim i vitit 2005 ku zoti Trump dëgjohej të ofendonte gratë. Kandidati republikan kërkoi ndjesë dhe i quajti ato batuta mes meshkujsh, si dhe mohoi të ketë ngacmuar seksualisht gratë.
Por që nga ajo ditë, 11 gra kanë përshkruar ndodhi të ndryshme të shtrira në disa dekada, kur ai i ka ngacmuar. Zoti Trump i ka deklaruar “sajesa” të gjitha këto rrëfime.
E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka sulmuar ashpër rivalin e saj republikan, Donald Trump, për deklaratën se përpjekjet njëjavëshe për rimarrjen e Mosulit në Irak po zhvillohen keq, raporton Evropa e Lirë.
“Nuk është vetëm gabim, por është e rrezikshme dhe nevojitet të hedhet poshtë më 8 nëntor”, tha Hillary Clinton, duke aluduar në ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, dhe ka shtuar se “ai në themel ka shpallur disfatë para se beteja të ketë filluar”.
Por, mbrëmë zoti Trump vetëm e ka përsëritur kritikën e tij duke u thënë mbështetësve se “tash ne jemi të bllokuar keq në Mosul” dhe ka shtuar se “armiku është shumë më i fortë se sa që ata kanë menduar...është situatë e tmerrshme që po zhvillohet”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...